Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e trembëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 90 minuta të ndeshjes duke e shënuar edhe golin e dytë në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër FC Ballkanit 2:0.




