Bedri Hamza ka reaguar pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë, ku ka thënë se PDK ka dalur partia e parë me numër të votave dhe të asambleistëve në atë komunë.
Hamza poashtu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin që ia dhanë kandidatit të PDK-së, Arian Tahirit, për të cilin tha që ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”.
Hamza ia ka uruar fitoren Pecit, duke i dëshiruar suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve të saj.




