Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas rastit të Millan Vukashinoviqit, i cili u plagos rëndë para tetë ditësh në territorin e Kosovës dhe më pas u rrëmbye për në Serbi.
Musliu ka kritikuar heshtjen e Listës Serbe dhe të OJQ-ve serbe, përfshirë ato që financohen nga BE-ja, duke theksuar se asnjëra nuk ka reaguar ndaj këtij akti kriminal.
Për Listën Serbe, Musliu thotë se është subjekt politik që pretendon të përfaqësojë interesat e serbëve lokalë në Kosovë, por hesht para një krimi mizor ndaj një serbi të Kosovës.





