Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, Atdhe Hetemi.
Kurti vlerësoi punën e këtij instituti për dokumentimin e krimeve të luftës, spastrimin etnik dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu i përgëzoi për rritjen e stafit nga 23 në 39 punonjës.
Ai theksoi rëndësinë e arkivave për kujtesën kolektive dhe zbardhjen e së vërtetës historike.
Drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se prezantimi i tyre nuk ishte vetëm një raport pune, por edhe një pasqyrë e progresit në fushën e kujtesës kolektive dhe dokumentimit të krimeve të luftës.
Ai shtoi se kërkesat për shtimin e stafit janë përmbushur, duke reflektuar rritjen e kapaciteteve të institucionit.




