Deputeti i LVV-së, Dimal Basha tha se deputetët e opozitës po shkelin Rregulloren e Kuvendit meqë neni 9 I saj nuk lejon debatin në seancë konstituive.
“Deputetët e opozitës janë në shkelje të Rregullores për shkak se neni 9 i Rregullores thotë se nuk lejohet debat. Përveç kësaj ju e dini që opozita e ka pasur një beteje politike kundër Albulena Haxhiut e për një moment na thane se nuk ju besojmë juve e do të qojmë ankesën në Kushtetuese. Kushtetuesja tha që referojuni Aktgjykimit të vitit 2014. Këta vetë ia kanë bërë pyetjen Kushtetueses e po thotë që ju duhet të votoni e votimi i fshehtë lejohet, ata vazhdojnë të refuzojnë”, tha Basha.
Ndër të tjera ai tha se është e papranueshme që ky process të mbahet I ngujuar nga opozita.




