Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, mbajtën mbledhjen e Këshillit Drejtues për fazën finale të përgatitjeve, për protestën e cila do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.
Ata ftojnë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në këtë protestë, që do të mbahet më 16 nëntor, në ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku siq thanë ata, filloi padrejtësia ndaj U֔ÇK-së dhe Kosovës.




