Dogana e Kosovës ka njoftuar se në orët e fundit në pikëkalimin kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar tri raste të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrolleve të detajuara, janë zbuluar mallra për të cilat nuk ishin bërë deklarimet doganore, si: tekstil (kryesisht veshje sportive për stërvitje), produkte të ndryshme dentare si proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, si dhe sasi e konsiderueshme dërgesash postare (tekstil, këpucë të ndryshme, çanta krahu etj,).
Të gjitha mallrat e gjetura janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me KDAK.





