Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), siç thuhet në njoftim në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës.
“Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës”thuhet tutje në njoftim.
PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.
Postimi I plotë:
Njoftim nga Partia Demokratike e Kosovës
Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës.
PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.
Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.
Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj.




