Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, ka reaguar sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës , Vlora Çitaku.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Çitaku ka theksuar se të gjitha vendimet janë marrë me aprovimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurt.
“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K.”.“Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, ka thënë ajo.





