Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka vlerësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur nga Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schëarz, ndaj T7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing.
AGK dënon ashpër një fjalor të tillë që sipas tyre, synon të minojë punën e televizionit dhe gazetarit, një mediumi ku edhe vetë ajo ka dhënë intervistë.
Gjithashtu AGK fton zyrtarët e Qeverisë në detyrë dhe përfaqësuesit e tyre që të tregohen më të përmbajtur në reagimet e tyre publike dhe që të mos vazhdojnë me sulme ndaj mediave.





