Të enjten luhen dy ndeshje të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave.
Nga ora 18:30 zhvillohet ndeshja mes Kastriotit dhe Besës që kërkojnë pikët e para, kurse derbi i javës mes Samadrexhës dhe Ferizajt fillon në ora 20:00, e cila luhet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.
Samadrexha vazhdon kryesimin e tabelës me 12 pikë, Ferizaji është i katërti në tabelë me 8 pikë ndërsa Kastrioti dhe Besa vazhdojnë të mbeten në fund të tabelës.




