Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Deri më tani, AAK-ja nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar të Malishevës.
Mbetet të shihet nëse në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të bëhet publik ndonjë kandidat për Komunën e Malishevës
AAK-ja ka bërë tashmë publike një pjesë të kandidatëve të saj në disa nga komunat kryesore të vendit.
Në komunat ku aktualisht udhëheq; Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec dhe Deçan, kryetarët aktualë do të garojnë për një mandat të ri katërvjeçar, duke kërkuar vazhdimësinë e qeverisjes.




