Gjykata Themelore në Prishtinë, në dy raste të ndara ka refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Liberalizimit të Tregut të Energjisë Elektrike, I publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.
Këto kërkesa janë parashtruar nga PDK-ja, OEK-u dhe SHPK-ja.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka informuar opinionin publik se ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.
Kërkesat për masën e sigurisë janë parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).
“Në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se Procesi i liberalizimit të Tregut të Energjisë:
Promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve,
Nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët,
U mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje,
Rrit efikasitetin në sektorin energjetik, duke nxitur kompanitë të menaxhojnë më mirë kostot dhe të ofrojnë shërbime më të besueshme – në interes të konsumatorëve dhe publikut në përgjithësi.”, thuhet në njoftim.
Tutje ZRRE ka shtuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar një treg të hapur, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane.




