Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Erion Veliaj, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, është duke u mbajtur në burg pa gjyq.
Sipas Top Channel, Rama, derisa ishte në një takim me qytetarët e njësisë 5 në Tiranë, ka folur për buxhetin e bashkisë dhe Veliajn, duke u shprehur se ai është i pafajshëm deri kur gjykata e nxjerr fajtor.
“Ne menduam me respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë, kushtetuta më saktë, tjetër gjë thotë për deputetin, tjetër për të zgjedhurin lokal. GJK doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk ka asnjë arsye të dyshoj, që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm, pavarësisht se i kundërmët tonin”, tha
Ai ka theksuar se e mbështesin Bashkinë e Tiranës që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe se menduan Ogerta Manastirliun si drejtuesen politike të qarkut.




