Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA-së, ku në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.
Postimi I plotë:
Në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ritheksuam përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.
Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim.




