Policia e Kosovës ka njoftuar se konkursi i fundit për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë, i cili ishte i hapur nga data 17 qershor deri më 7 korrik 2025, ka ngjallur interes të madh, me gjithsej 6818 aplikues.
Nga këta, 1249 janë gra, ndërsa 5569 burra, sipas të dhënave zyrtare të Policisë.
Krahasuar me konkursin e vitit 2023, ku kishin aplikuar 4382 persona (3696 meshkuj dhe 686 femra), këtë vit është shënuar një rritje prej 2436 aplikimesh, duke reflektuar një rritje të dukshme të interesimit për t’u bërë pjesë e forcave të rendit.
Në përgjigje për fazën aktuale të procesit, Policia ka bërë të ditur se: “Sipas procedurave të përcaktuara, procesi ndodhet në fazën e regjistrimit të aplikacioneve”.
Vlen të theksohet se, pavarësisht kërkesave të larta për t’u bërë pjesë e institucionit, zyrtarët policorë vazhdojnë të përballen me mungesë të sigurimit shëndetësor dhe atij jetësor




