Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Romë, ku u prit nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.Rama ka udhëtuar drejt Romës me 10 ministra lidhur me mbledhjen e parë mes dy qeverive të dy vendeve.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri shqiptar theksoi se gjatë mbledhjes do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi por nuk e përcaktoi se në çfarë fushe.
Euronews Albania ka mësuar se ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.




