Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se përparimi ekonomik i Kosovës përdoret si një mjet për të fuqizuar demokracinë, përmirësuar kushtet sociale dhe forcuar stabilitetin e institucioneve.
Ai shprehu falënderimet për Bankën Botërore për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe theksoi se kjo rritje tashmë njihet dhe vlerësohet nga ky institucion ndërkombëtar.
“Rritja ekonomike në Kosovë po përdoret për të avancuar demokracinë, për të përmirësuar mirëqenien sociale dhe për të forcuar institucionet tona. Falënderojmë Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme dhe për vlerësimin që na ka dhënë,” shkroi Kurti në Facebook.




