Këtë vikend kthehet basketbolli i Kosovës me derbin e të pamposhturve, Bashkimi-GO+ Peja, që do të zhvillohet në Sezai Surroi në Prizren të shtunën me fillim nga ora 19:00.
Bashkimi dhe Peja janë momentalisht të pamposhtura që nga fillimi i stinorit dhe ndeshja mes tyre zakonisht sjellë emocione të mëdha.
Në të njëjtën ditë por nga ora 17:00, Bora do të udhëtojë drejt Suharekës ku do të takohet me Golden Eagle Yllin.
Ndërkaq të dielën, nga ora 17:00 Trepça e pret Rahovecin 029 dhe nga ora 19:00 Sigal Prishtina udhëton për tu përballur me Vëllaznimin.





