Ushqimi që hamë përmban yndyrëra, proteina, karbohidrate treten në materie më të vogla absorbuese, një prej karbohidrateve zbërthehet në sheqer të thjeshtë që duhet glukozë, i cili është burim kryesor i energjisë, glukoza qarkullon në gjak dhe është në dispozicion të qelizave për tu përdorur.
Glukoza është burimi kryesor i energjisë për muskujt, trurin dhe organet tjera.
Insulina i ndihmon qelizat që ta marrin glukozën dhe ta konvertojnë në energji, insulina sekretohet apo prodhohet nga pankreasi, pasiqë të sekretohet insulina bashkohet me qelizat dhe receptorët e insulinës, pasiqë të bashkohet, insulina vepron si një çelës në membranën e qelizës, duke lejuar sheqerin ose glukozën nga ushqimi që nevojitet për mëlqinë dhe qelizat e muskujve.
Niveli i sheqerit në gjak është ulur dhe pasiqë të hyjë glukoza brenda qelizës bëhet burim i energjisë.
Insulina është një hormone i cili ka për detyrë të ulë nivelin e glukozës në gjak.
Pas ushqimit glukoza shkon në pancreas me ndihmën e gjakut, dhe lirohet në indet e pankreasit, më pas insulina udhëton drejt pjesëve të tjera të trupit me ndihmën e gjakut, në 3 drejtime kryesore muskuj, mëlçi dhe qeliza yndyrore, insulina I ndihmon këto inde që të deponojnë glukozën si burim energjie.
Insulina arrin në muskuj me ndihmën e qarkullimit të gjakut dhe me ndihmën e receptorëve të insulinës glukoza hyn në qeliza, me këtë system glukoza deponohet si energji e cila do të shfrytëzohet më pas.
Andaj edhe insulina rregullon nivelin e glikozës në gjak, pa insulin trupi nuk mund të rregullojë nivelin e glukozës në gjak dhe niveli i lartë I glukozës dëmton shumë inde në tërë trupin.
Të gjithë pacientët me tipin 1 të diabetit e kanë patjetër të marrin insulinë nga jashtë, pasiqë në të kundërtën do të kenë pasoja të mëdha.




