Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka dorëhequr nga pozita e tij pas ngjarjes tragjike ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ndërroi jetë gjatë arrestimit në Lipjan.
Sipas raportimeve të Gazetës Sinjali, nga sot komandanti i ri në Lipjan do të jetë Ibrahim Shatrolli, i cili më parë ka shërbyer si komandant i Trafikut në Ferizaj.
Kjo ndryshim në drejtimin e policisë vjen pas vdekjes së Agon Zejnullahut në duart e policisë, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar masën e paraburgimit për pesë oficerët policorë të përfshirë në këtë rast, të cilët po akuzohen për “vrasje nga pakujdesia”. Të arrestuarit janë: Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri – të gjithë zyrtarë në Stacionin Policor Lipjan, si dhe Endrit Beqiri nga Stacioni Policor Ferizaj.




