Kosova është para javës më të rëndësishme të saj që nga pranimi në UEFA dhe në FIFA.
Sot ndaj Sllovenisë dhe të martën tjetër (18 nëntor) ndaj Zvicrës, Kombëtarja e Kosovës i ka dy ndeshjet vendimtare dhe të fundit në kualifikimet për Kampionat Botëror.
Ish futbollisti i mirënjohur kosovar, Astrit Fazliu, është pronocuar para ndeshjes së parë, pra ndaj Sllovenisë, ku për ‘GazetaBlic Sport’ tha se kjo përballje është e rëndësisë së veçantë.
Fazliu tha se duke u bazuar tek forma e treguar nga Kosova, beson fuqishëm tek pikët e plota dhe fitorja e madhe.




