Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do të ndërmarrë masa ligjore kundër televizionit publik britanik, BBC, për shkak të redaktimit të një fjalimi nga programi “Panorama”, edhe pse mediumi i kërkoi falje, por refuzoi që t’i ofronte dëmshpërblim.
Duke folur para gazetarëve gjatë fluturimit me aeroplanin zyrtar, të premten në mbrëmje, Trump tha se do t’i padisin ata për një shumë prej 1 deri në 5 miliardë dollar, në një pikë kohore javës së ardhshme.
Të enjten, BBC tha se redaktimi i fjalimit që Trumpi e kishte mbajtur më 6 janar 2021, i kishte dhënë pa qëllim “përshtypjen e gabuar se presidenti Trump kishte bërë thirrje të drejtpërdrejtë për veprim të dhunshëm” dhe se dokumentari nuk do të transmetohej më.
Televizioni i kërkoi falje presidentit amerikan, por tha se nuk do t’i paguante dëmshpërblim financiar, raporton vetë BBC-ja.




