Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2025, duke e cilësuar atë si një nga vlerësimet më të dobëta që Maqedonia e Veriut ka marrë në dekadën e fundit.
Sipas tyre, raporti pasqyron stagnimin institucional, mungesën e reformave, mungesën e vullnetit politik për ta çuar vendin përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe vë në dukje gjithashtu mungesën e progresit në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
BDI thotë se një nga kritikat më të forta në raport lidhet me dështimin për të realizuar ndryshimet kushtetuese, kusht kyç i vendosur nga Këshilli Evropian, që sipas BDI-së, përbën shkelje të një zotimi ndërkombëtar dhe dëmton imazhin e shtetit.
Ata në fund thonë se këto gjetje duhet të shërbejnë si alarm i fortë për rikthimin e reformave thelbësore dhe rivendosjen e kursit të vendit drejt BE-së




