Marrëdhënia mes Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene ka hyrë në pikën e ngrirjes totale.
Dy figurat e rëndësishme të kësaj force politike, që dikur ishin aleatë të pathyeshëm, por tani janë përplasur publikisht, duke çelur një konflikt të ri brenda Partisë Republikane.
“E çmendur! Nuk i kthej më telefonatat… nuk e duroj dot”, citohet të ketë thënë Trump, i cili shpërtheu kundër Greene në një seri postimesh duke e quajtur më pas “tradhtare”.
“S’bën gjë tjetër veçse ankohet”, shkroi presidenti. Ai pretendoi se Greene është tërbuar ndaj tij vetëm sepse i ka thënë se nuk duhet të kandidojë për guvernatorë apo senatore në Georgia.




