Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.Megjithatë, ish deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, thotë se askush nuk është fitues i plotë i zgjedhjeve lokale.
Ai për dokumentarin Expose të Gazeta Blic thekson se u vërtetua se Aleanca është subjekt politik i konsoliduar dhe mirë i ndërtuar.
Tahiri thotë se ka qenë i bindur se do ta fitojnë edhe Pejën e Junikun.
Sipas tij, askush nuk është fitues i zgjedhjeve, megjithëse Aleanca i ka ruajtur komunat që i ka qeverisur.




