Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se raportimi i Nacionales se kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të Albin Kurtit, është i vërtetë, që ka marrë licencë nga ZRrE-ja për tregti me energji.
Në rrjetin e saj Facebook, Çitaku theksoi se krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galoponte:
“E vërtetë, kjo nuk është aspak befasi.
Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante. Sot, gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në WhatsApp, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike.”
“Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria.
Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë.” U shpreh ajo




