Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të Presidentes Vjosa Osamni, të bëra për një television ndërkombëtar në të cili tha se Kosova deri më tani ka shkatërruar 900 banda kriminale.
Hoti për këto deklaratë të Osmanit thotë që janë autogol diplomatic që I bëhet Kosovës, sepse sipas tij, kjo nuk tregon sukses por i jep botës mesazhin e rremë që Kosova është e zhytur në krim të organizuar.
Ai shton se deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës.
Hoti gjithashtu kritikon Osmanin se po përdor çdo medium në vend dhe jashtë vetëm që ti shërbejë partnerit të saj në krye të Qeverisë.





