Bedri Hamza zgjidhet Kryetar i ri i PDK-së me shumicë votash
Sot, në konventën e 12 të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u zgjodh kryetar i këtij subjekti.
Në udhëheqjen e konventës së kësaj partie nga Vlora Çitaku, u vendos që për kryetar partie të votohet me aklamacion.
Me shumicë votash për kryetar të PDK-së u zgjodh Bedri Hamza.
Me zgjedhjen e kryetarit të partisë, PDK shpalli të mbyllur konventën.




