Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Konventa e kësaj partie ka qenë gjithmonë ngjarje e madhe për vendin.
Ai ka kritikuar kryetarin e deritanishëm, Memli Krasniqin, për të cilin tha se e ka bërë garën të mbyllur duke përkrahur haptazi kandidaturën e Bedri Hamzës.
Sipas Hoxhajt, kjo Konventë do të ishte demokratike, nëse do të shtyhej për një javë, gjë që e ka kërkuar vetë ky.
Ai ka thënë se nuk merr pjesë në garë pasi nuk sheh kushte të barabarta.




