Sot, zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigadier Federico Collina, priti ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci, Shkëlqesinë e tij Arne Sannes Bjørnstad, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Vizita ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e perspektivave për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjenerali Collina përshkroi angazhimin e KFOR-it për të nxitur një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.





