Franco Foda ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Zvicrën, duke lënë jashtë emra si Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Avdullahu dhe Hajdari kanë mbetur jashtë shkaku i kartonëve, duke mos rrezikuar për Play-Off, derisa jashtë listës kanë mbetur edhe Faton Maloku, Leard Sadriu dhe Meriton Korenica.
Nga ndeshja e kaluar që ishin në tribunë janë rikthyer në ekip Lindon Emërllahu dhe Baton Zabërgja.




