Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një tentim kontrabande në një autobus që vinte nga Turqia, ku janë zbuluar barna të padeklaruara me vlerë mbi 10 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore janë duke vazhduar, thuhet në njoftim.