Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka nisur angazhimin e tij si i pari i partisë me një takim me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit, Hamza ia bëri të qartë Prattipatit se ai do të vazhdojë praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.
Më tëj ai ka shtuar se vijat e kuqe të tyrë janë të qarta, Kushtetuta dhe ligjet e vendit, çdo veprim që I cenon këto, për ta është I papranueshëm, prandaj edhe sot nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për orën 11:00.
Hamza ka thënë se zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerëson shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi.





