Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar sot pas lajmit në media lidhur me intervistimin e prokurorit Besim Kelmendi nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
SHPK thekson se publikimi i informacioneve të pa verifikuara dhe mënyra e paraqitjes së tyre në opinion rrezikon të krijojë perceptime të dëmshme ndaj Prokurorit të Shtetit dhe është i papranueshëm. /Telegrafi/




