Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, e ka qujtur nënkryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun si e “mjerë”, përcjell Gazeta Metro.
Deliu ka thënë se Haxhiu për karrigen e saj e mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin.
“Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin. Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu akuzon edhe Salë Jasharin e familjes heroike të Prekazit “në harmoni të plotë” me Listën Serbe. E mjerë. Jo vetëm ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur ndonjëherë Kosovë”, ka shkruar Deliu.
Ndërkaq, Haxhiu ka pretenduar të mërkurën se partitë shqiptare të ish-opozitës janë në harmoni me Listën Serbe, pasi LVV dështoi ta formojë qeverinë.




