Me datën 18.11.2025, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytetin e Gjilanit, njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë reaguar menjëherë dhe me shumë përkushtim.
Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve policorë kanë bërë që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan qëndron pranë qytetarëve në çdo situatë me përkushtim në mbrojtje të jetës e pasurisë së secilit qytetar dhe reagim me kujdes e përgjegjësi sa herë që kërkohet.




