Policia e Kosovës ka njoftuar për gjendjen gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin.
Janë regjistruar gjithsej 25 aksidente me të lënduar dhe 46 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 1642 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 14 persona, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor kurse një person është dërguar për të vuajtur dënimin.





