Arkivuesi i luftës Esat Shala, së fundi ka sjellur detaje të reja nga organizimi i pritës së organizuar ndaj grupit të Mujë Krasniqit më 14 dhjetor 1998.
Sipas tij, organizuesi i pritës ndaj Mujë Krasniqit ishte Enver Malush Krasniqi nga fshati Korishë i Prizrenit, i cili kishte shërbyer në ushtrinë serbe gjatë asaj kohe dhe sipas Shalës, ai kishte marrur pjesë direkt në betejën e Pashtrikut, ku ranë dëshmorë Mujë Krasniqi dhe 40 ushtarë tjerë të UÇK-së.
Shala shkruan se pas luftës në vitin 1999, Krasniqi u arrestua në fshatin Korishë por më pas është liruar me një urdhër që ka ardhur, sipas Shalës, nga Prizreni.





