Këngëtarja Adelina Thaçi nga sot është bërë pjesë e LDK-së, ndërsa prezantimin e saj e ka bërë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Ai shkruan se Adelina Thaçi Meta, një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon.
LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim.
Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të”, ka shkruar Abdixhiku.





