Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka takuar të premten ambasadorin e Turqisë në Kosovë.
Hamza përmes një postimi në Facebook shkruan se në takim me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.
“Bashkëpunimi dhe respekti janë themeli i partneritetit tone”, shkruan Hamza.
Tutje ai thotë se do të angazhohet për të ndërtuar raporte të qëndrueshme dhe me besim të ndërsjellë me të gjitha shtetet aleate të Kosovës.




