Ish-zyrtari policor i Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet serbe, është liruar sot dhe tashmë ka arritur në Republikën e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci si dhe familjarët e Arbnorit.
E lirimin e tij e ka konfirmuar edhe familjari i tij, Shkëlzen Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga policia serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë për kinse kryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.




