Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Ukraina ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul paralajmëron, se një marrëveshje ka kuptim, nëse ofron garanci se do të zgjasë.
Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, duke iu referuar planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi rëndësinë e një paqeje të besueshme dhe afatgjatë. “Ajo që mund të quhet paqe duhet të jetë një paqe e besueshme dhe e drejtë”, tha Wadephul.




