Berat Rukiqi nga LDK, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka gjasa ti marrë 50% të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025.
Ai tha se pretendimi për 50% është iluzion optik dhe se rezultati i vitit 2021 nuk mund të përsëritet për asnjë subjekt politik.
Sipas Rukiqit, rezultati i vitit 2021 nuk mund të përsëritet sepse nuk janë më ato rrethana, nuk është më konteksti politik, ekonomik, e as shëndetësor që ka qenë atëherë.




