Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka shkruar se në Kosovë tashmë janë hapur shumë profile fallco në rrjete sociale që prodhojnë lajme e përmbajtje me qëllim të ndikimit në zgjedhje.
Ai thotë se dezinformimi sot është një betejë globale, madje edhe në demokracitë më të zhvilluara, por ndikimi i tij në demokraci të brishta si Kosova godet vlerat dhe aspiratat demokratike të shtetit.
Kryeziu tutje shton se nuk mund të aspirosh zgjedhje me integritet dhe as shtet demokratik, nëse karrigen e pushtetit dhe të shtetit e përdor si mjet për dezinformim, shpifje dhe linçim.





