Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka shkruar gjatë për pjesën veriore të vendit dhe gjithë atë që ka ndodhur në atë pjesë përgjatë gjithë qeverisjeve që ka pasur Kosova.
Ai ka përmendur pikat kufitare të kohës së Hashim Thaçit, marrëveshjet e arritura nga Thaçi e Isa Mustafa për Asociacionin, veprimet e Ramush Haradinajt me arrestimin e Marko Gjuriqit, dhe në fund ka përmendur edhe atë se çfarë ka bërë qeveria e Albin Kurtit.
Gashi tha se me qeverinë Kurti, autoriteti në veri është zgjeruar ndjeshëm mirëpo Kurti ka arritur marrëveshje me Vuçiqin për “vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe” dhe ka pranuar planin e sekuencimit.




