Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, mori pjesë si folës në Konferencën Ndërkombëtare mbi Integrimin Ekonomik Evropian (CEEI) 2025, në panelin e guvernatorëve me temë “E ardhmja financiare e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore: Financimi i rritjes dhe inovacionit”, e organizuar nga Banka Kombëtare e Austrisë në Vjenë.
Konferenca adresoi zhvillimet kryesore në tregjet e kapitalit të BE-së dhe perspektivat për integrimin në një treg të përbashkët kapitali, procesin e digjitalizimit të sistemit financiar, zhvillimet rreth kripto-aseteve dhe parasë digjitale, inovacionin financiar si dhe rreziqet e lidhura me stabilitetin financiar.
Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili paraqiti zhvillimet më të fundit në sistemin financiar të Kosovës, duke theksuar progresin e rëndësishëm në ngritjen e themeleve për zhvillimin e tregut të kapitalit dhe zgjerimin e qasjes në financa, avancimin e digjitalizimit, modernizimin e sistemit të pagesave, forcimin e integritetit financiar dhe të stabilitetit të sistemit financiar.




