OVL e UÇK-së ka shprehur mbështetje për protestën paqësore të studentëve të Iniciativës “Fehmi Agani”, të cilët kanë paralajmëruar një tubim kundër padrejtësive që po bëhen në Hagë dhe në mbrojtje të identitetit e të drejtave të krerëve të UÇK-së.
Në njoftimin e OVL UÇK-së thuhet se studentët po ngrisin një zë të rëndësishëm në mbrojtje të drejtësisë.
“Sot, më shumë se kurrë, duhet të dëgjohet zëri i studentëve që po kërkojnë drejtësi dhe respektim të të drejtave të krerëve të UÇK-së”, thekson organizata.
OVL UÇK vlerëson se protesta është një shprehje e lirë dhe demokratike e pakënaqësive, duke shtuar se të rinjtë po tregojnë përkushtim për mbrojtjen e vlerave që, sipas tyre, po cenohen në proceset gjyqësore në Hagë.
“Mbështesim fuqishëm kauzën e tyre dhe qëndrojmë pranë çdo veprimi paqësor që synon të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë,” thuhet më tej.Organizata u bën thirrje institucioneve që ta dëgjojnë dhe ta marrin seriozisht zërin e studentëve.“Le të dëgjohet zëri i studentëve!”, thuhet tutje në reagim të OVL UÇK-së.





