Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Dima Basha me rastin e 117 vjetorit të Kongresit të Manastirit ka shkruar se sot kujtojmë ngjarjen që i dha kombit tonë themelet e gjuhës së shkruar.
Tutje Basha shkruan se vizioni I delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare na lanë alfabetin që përdorim sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe në diasporë.
“Kongresi i Manastirit, i udhëhequr nga mendjet e shquara të kohës si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda, Sotir Peci dhe Parashqevi Qiriazi, mbetet gur themeli i kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Kongresi dëshmoi se kur shqiptarët bashkojnë mendjet dhe vullnetin, nuk mungojnë as sukseset historike me vlera të mëdha e gjurmë të përhershme,”shkruan Basha.
Kryekuvendari thekson se fryma e Manastirit duhet të na udhëheqë edhe në politikën shqiptare e që sipas tij bashkërendimi mes institucioneve tona dhe mbështetja konkrete për shqiptarët kudo që jetojnë është detyrë e kohës sonë
Postimi I plotë:
117 vjetori i Kongresit të Manastirit
Sot kujtojmë ngjarjen që i dha kombit tonë themelet e gjuhës së shkruar. Më 14 nëntor 1908, në zemër të Manastirit nisi punimet Kongresi i Alfabetit, kuvendi i dijetarëve shqiptarë që vendosi fatin e gjuhës sonë. Për tetë ditë rresht, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare punuan për njësimin e alfabetit, duke e bërë 22 nëntorin datë të unitetit kombëtar.
Vizioni i tyre na la alfabetin që përdorim sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe në diasporë. Kongresi i Manastirit, i udhëhequr nga mendjet e shquara të kohës si Mit’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda, Sotir Peci dhe Parashqevi Qiriazi, mbetet gur themeli i kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Kongresi dëshmoi se kur shqiptarët bashkojnë mendjet dhe vullnetin, nuk mungojnë as sukseset historike me vlera të mëdha e gjurmë të përhershme.
Sot, fryma e Manastirit duhet të na udhëheqë edhe në politikën shqiptare. Bashkërendimi mes institucioneve tona dhe mbështetja konkrete për shqiptarët kudo që jetojnë është detyrë e kohës sonë.
Gëzuar 117 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Nderim Kongresit dhe të gjithë atyre që e mbrojnë, e shkruajnë dhe e kultivojnë gjuhën shqipe.





