Zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin temë e takimit të kreut të PDK-së, Bedri Hamza me Ragip Xhakën e strukturat e PDK-së në Zvicër.
Hamza përmes një postimi në Facebook ka theksuar se kontributi I mërgatës për Kosovën, tejkalon çdo distancë dhe kufi.
Tutje ai ka shprehur respect për strukturat e PDK-së në Zvicër për siç thotë Hamza, forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit
Postimi I plotë:
Kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi.
Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit. Nder dhe respekt për angazhimin e tyre!




